Forcat e Armatosura Italiane (italisht: Forze armate italiane) përfshijnë Ushtrinë Italiane, Marinën Italiane dhe Forcën Ajrore Italiane. Një degë e katërt e forcave të armatosura, e njohur si Karabinierët, kanë rolin e policisë ushtarake dhe janë gjithashtu të përfshirë në misione dhe operacione jashtë vendit si një forcë luftarake. Pavarësisht se nuk është një degë e forcave të armatosura, Guardia di Finanza ka status ushtarak dhe është e organizuar sipas linjave ushtarake. Këto pesë forca përbëjnë gjithsej 297,000 ushtarakë aktivë. Presidenti i Republikës Italiane drejton forcat e armatosura si President i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes. Parlamenti ka kompetencë të shpallë gjendjen e luftës dhe të japë pushtetin për udhëheqjen e luftës në Qeveri.