Maria bint Shamūn, e njohur më mirë si Maria el-Kibtije (arabisht: مارية القبطية), apo Maria Koptja, (vdiq 637) ishte një egjiptiane e cili, së bashku me motrën e saj Sirin, u dërguan tek profetit Muhamed më 628 si një dhuratë nga Mukaukis, guvernator i Aleksandrisë, Egjipt, gjatë pushtimit persian të vendit. Ajo dhe motra e saj ishin skllevër. Maria i lindi Muhammedit, djalin Ibrahim, i cili vdiq si foshnje.
Në vitin 6 H (627-628 ), Muhamedi dërgoi letra të shkruara tek sundimtarët e mëdhenj të Lindjes së Mesme, duke shpallur besimin e ri dhe duke i ftuar sundimtarët për t'u bashkuar. Tekstet e supozuara të disa prej letrave gjenden në Historinë e Profetëve dhe të Mbretërve të Muhammed ibn Xharir el-Tabarit . Tabari shkruan se një i dërguar u dërgua tek një guvernator egjiptian i quajtur el-Mukaukis .
Tabari rrëfen historinë e mbërritjes së Maria nga Egjipti:
Në këtë vit Hatib ibn Ebi Balta u kthye nga el-Mukaukisi duke sjell me vete Marian dhe motrën e saj Sirin, mushkën e tij Duldul dhe gomarin Jafur dhe një komplet me rroba. Bashkë me dy gratë el-Mukaukisi kishte dërguar edhe një eunuk, i cili qëndroi me ato. Hatibi i kishte ftuar ato të bëheshin muslimane përpara se të arrinin, e kështu Maria dhe motra e saj kishin pranuar. Profeti i Zotit, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të i vendosi te dyja me Umm Sulejm bt. Milhan. Maria ishte shumë e bukur.Profeti e dërgoi motrën e saj, Sirinën tek Hasan ibn Thabiti dhe ajo lindi Abdurrahman bin Hasan.
Vdekja e Ibrahimit e bëri Muhammedin të qante.
Ka njëfarë debati nëse ajo zyrtarisht ishte gruaja e tij.